“Në kuadër të ditës përkujtimore të dëshmorëve të 18 marsit” Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Ahmet Yoruk, së bashku me autoritete të zyrave shqiptare si dhe gjithë përsoneli i ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë erdhën në qytetin e Shkodrës për të nderuar memorialin e dëshmorit osman, Hasan Riza Pasha.

Vënia e kurorave pranë memorialit ishte simboli i përkujtimit të dëshmorëve të rënë në luftën Ballkanike dhe në betëjën e Çanakalasë, por nuk munguan as himnet e shtetit shqiptar e turk si dhe poezitë nga nxënësit e institutit Yonus Emre.

Më pas ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Ahmet Yoruk mbajti fjalimin e tij nga ku falenderoi të gjithë të pranishmit si dhe uroi paqe dhe qetësi në të gjithë botën islame.

“Uroj sinqerisht që sa më shpejt të mbizotërojë paqja dhe qetësia në të gjithë botën islame ndaj së cilës me gjakun dhe lotët e derdhur , bëhen përpjekje për tia tronditur themelet si dhe në tqë gjithë botën tonë të etur për të jetuar vllazërisht. Ju përshëndes të gjithëve me përqafime të përzemërta dhe me respekt”.

Në luftërat Ballkanike kanë qenë dëshmorë të qytetit të Shkodrës dhe të Malit të Zi cilët dhanë jetën për kombin e tyre. Një nga këta ishtë dhe Hasan Riza Pasha , pashai osman që mbrojti Shkodrën.