Home SHQIPERIA Shkodër, xhaxhai vret nipin për pronën

Shkodër, xhaxhai vret nipin për pronën

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sherri për pronën u bë sërish shkak i një vrasjeje me thikë në qytetin e Shkodrës. Krimi në familje tronditi qytetin verior, pasditen e kësaj të shtune, kur xhaxhai qëlloi për vdekje nipin e tij Mirsad Kuçi 33 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:20, në banesën e familjes Kuçi pranë Teatrit “Migjeni”.

 

Policia bëri të ditur se pas një konflikti në shtëpi, Bujar Kuçi, ka plagosur rëndë me thikë nipin e tij, Mirsad Kuçi. Goditja ishte fatalte për të riun, i cili ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal të Shkodrës.

 

Viktima dhe autori jetonin nën një çati dhe kishin oborr të përbashkët. Por pronësia e oborrit, duket se ka qenë shkaku i debatit mes tyre që prodhoi më tej ngjarjen e rëndë.

 

Familjarët e viktimës lajmëruan policinë për krimin, ndërsa 62-vjeçari nuk ka tentuar të largohej, por ka qëndruar në banesë, duke pritur forcat e rendit. Ai është dërguar në komisariatin e Shkodrës, ku është marre në pyetje.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë