Data 25 maj është afati i fundit për aplikimin si kandidat për kryetar të Partisë Socialiste në Bashki. Drejtuesja politike e PS në Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, pas mbledhjes së Asamblesë së PS në Bashkinë e Shkodrës, tha se proçesi është me një ritëm normal dhe deri tani ka pasur 6 deri në 7 aplikime për kandidat për kryetar të PS në Bashkinë e Shkodrës.

‘’Sot në orën 24:00 mbyllen aplikimet e kanidatëve për kryetarë të PS-së sa i takon bashkisë Shkodër. Sot bëmë një takim me asamblenë duke qenë se ësahtë afati I fundit për aplikimet. Është një process që po vijon me ritëm normal. Kemi dhënë apelet ë caktuara, meqenëse kanë ngelur pak orë, unë po e ritheksoj apelin për vajza dhe gra të cilat kanë pak apo shumë kohë që merren me PS-në dhe që janë angazhuar, të aplikojnë dhe të sprovojnë vetem.
Unë jam në dijeni të 6 apo 7 kandidaturave të cilat kanë ardhur në selinë e PS-së megjithatë, numri nuk është përfundimtar por edhe një pjesë tjetër mund të kenë bërë aplikimin në adresën e dedikuar të selisë qëndrore në Tiranë. Prandaj nuk mund të themi një numër përfundimtar deri në mbyllje të aplikimeve’’
-tha Bilali.

Më tej, Bilali tha se nuk ka debate për të zgjedhur të preferuarin e ndonjë anëtari të Asemblesë, ndërsa interesi kryesor është të fuqizohet baza e PS.

‘’Në fakt nuk ka ndodhur kështu, jam e kënaqur që mbledhje pas mbledhje ne jemi në gjendje të diskutojmë në mënyrë sa më konstruktive. Sigurisht që këtu flitet për garë dhe për njerëz të cilët kanë vite në parti dhe sigurisht kanë revoltë dhe pritshmëri shumë herë më të mëdha pasi mund të shohin se në bashkinë e Shkodrës situate ende nuk ka ndryshuar’’– u shpreh ministrja.

Partia Socialiste Shkodër ka mbi 3 vite që nuk ka një kryetar, ndërkohë sipas burimeve afati për aplikim për kandidat për kryetar është shtyrë deri me datë 31 maj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re