Qarku i Shkodrës ka regjistruar 31 të prekur nga COVID-19, duke rritur frikshëm numrin në krahasim me qytetet e tjera të Shqipërisë. Pikërisht kryeministri Edi Rama e cilësoi si një bombë me sahat zonën e Shkodrës, për shkak të rrezikut të hapjes së pandemisë, pasi nga 29 rastet e konstatuara sot, 12 i përkasin vetëm kryeqendrës së veriut të Shqipërisë.

Por nga ky qytet kanë ardhur lajme të mira, pasi është regjistruar shërimi i pacientit të parë. Bëhet fjalë pikërisht për një shtetas në zonën e bashkisë së Vaut të Dejës, pjesë e qarkut të Shkodrës.

Personi i parë i prekur nga Covid-19 në këtë zonë, sipas Top Channel, ka lënë spitalin dhe është rikthyer në shtëpi. Tashmë 35-vjeçari do të respektojë kushtet e vetëkarantinimit për 2 javët e ardhshme. Ai ka bërë një test për koronavirus, rezultatet e të cilit kanë dalë negative. Pikërisht zona e Vaut të Dejës cilësohet si më problematike për shkakun se ka edhe numrin më të lartë të kthyerve nga Italia në Shqipëri.  Sipas burimeve janë 600 shtetas që kanë mbërritur nga Italia në Vaun e Dejës që nga fillimi i muajit mars.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko