Rëndohet situata nga përmbytjet në veri të vendit. Problemet më të mëdha janë në qarkun e Shkodrës, aty ku niveli ujit është rritur edhe më shumë ndërsa banorët e fshatrave janë izoluar. E vetmja rrugë për t’u lidhur me pjesën tjetër të vendit, për banorët e Shkodrës është ajo e njësisë Administrative Guri i Zi.

 

Këto janë pamjet e fshatit Obot. Të gjitha banesat janë të rrethuara nga uji, i cili po përparon me shpejtësi drejt tyre. Rruga e vetme e komunikimit me banorët është përmes varkave dhe mjeteve të ushtrisë. Kjo pasi niveli i ujit në rrugë shkon mbi 65cm.

 

BARDH SPAHIA – KRYEBASHKIAK I SHKODRES

Ka pasur një rritje të nivelit të ujit. Gjë e cila ësthë kthyer në problematikë për banorët e këtyre zonave. Momentalisht janë të izoluar. Po punoeht tu krijohet akses atyre qoftë për të marr shërbimet e domosdoshme. Bashkia ka marrë masat e duhura edhe me përfaqësuesit tanë, drejtuesit e njësive administrative. Është një situatë realisht e vështirë.

 

Si rrjedhojë e prurjeve të mëdha të lumit Drin e Kir, në urën e bahçallëkut nuk lejohet kalimi i njerëzve dhe automjeteve. Kjo pasi nga rrënimi e urës së vjetër rrezikon dhe ura ekzistuese.

 

 

E kemi mbyllur dhe për njerëzit pasi paraqet rrezikshmëri të lartë. Nuk dihet gjendja.  Aktualisht shkodra është e izoluar, nga pjesa tjetër e Shqipërisë.

 

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, tha se përmbytjet kanë ardhur si rrjedhojë e hapjes së portave të hidrocentraleve. Sipërfaqja e përmbytur raportohet mbi 2000 hektarë. Deri më tani janë evakuuar 32 familje ndërsa janë përmbytur 590 banesa.

 

Situatë e vështirë është dhe në Lezhë. Për shkak të daljes nga shtrati të lumit Gjadër janë izoluar 15 familje. Ndërkohë ne të gjithë qarkun raportohet për 8 banesa të përmbytura. Edhe lumi Ishëm doli gjatë natës nga shtrati, por ka pasur vetëm përmbytje të tokave bujqësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re