Subscribe

Shkodra vijon të sfidojë policinë dhe koronavirusin duke mos respektuar asnje masa.

 

 

Siç shihet edhe nga pamjet, të shumtë kanë qenë ata qytetarë që kanë vendosur t’i japin lamtumirën e fundit këtë të hënë aktorit, Gëzim Kruja, i cili u shua nga jeta një ditë më parë.

 

Vetëm pak ditë më parë në këtë qytet një grup personash u infektua po ne një ceremoni mortore duke bere qe shkodra te shnderrohet ne nje vater te nxehte

 

Por grumbullimet nuk munguan as në tregjet e qytetit kete te hene. Qytetarët  PA maska dhe doreza u dynden ne pikat e shitjes duke mos mbajtur as distancën nga njëri-tjetri pavarësisht prezecnës së uniformave blu.

 

Situata kaotike, detyroi edhe vetë ministrin e brendshem Sander  Lleshaj te shkonte ne kryeqendren e veriut.

 

 

Lëvizje të shumta pati edhe në Vlorë. Aty, ku grumbullime masive pati pranë bankave e tregjeve ndërsa nuk u respektua distanca pavarësisht rrezikut nga covid-19.

 

 

Radhet nuk munguan ne sportelet e postes dhe te bankave kete te hene.

 

E njëjta situatë u regjistrua dhe në Elbasan, Berat, durrës, Korçë Lezhë e fushë krujë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re