Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në qytetin e Shkodrës.

Top Channel raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 edhe 9 persona të tjerë. Mësohet se të infektuarit janë anëtarë të dy familjeve të prekura me COVID-19 në këtë qytet.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304. 17 persona kanë ndërruar jetë.

Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 89.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re