Numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 333 raste, ndërsa 18 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se në qytetin e Shkodrës ka një rritjet të frikshme të prekurve.

Nëse 2 ditë me parë Shkodra kishte pak raste me koronavirus, brenda 48 orëve te fundit numri i tyre në kryeqendrën e veriut ka shkuar në 31.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë                               157 raste

– Durrës                               33 raste

– Lushnje                              5 raste

– Elbasan                              9 raste

– Fier                                   25 raste

– Kavajë                               8 raste

– Rrogozhinë                        4 raste

– Korçë                                16 raste

– Vlorë                                  5 raste

– Shkodër                            31 raste

– Lezhë                               14 raste

– Berat                                 1 rast

– Has                                    9 raste

– Krujë                                  5 raste

-Tropojë                               4 raste

– Pukë                                  4 raste

– Mirditë                               3 raste

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re