Deputeti Xhemal Qefalia e cilësoi fitoren e PS në 5 bashkitë e vendit, një tregues që socialistët ndodhen në drejtimin e duhur në përmbushjen e objektivave të vendosura që në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Sa i përket humbjes së Shkodrës, ku fitimtar doli kandidati i koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia, Qefalia tha se PS nuk kishte pritshmëri absolute për këtë bashki.

 

“Pjesëmërrja e ulët nuk është përgjegjësi e mazhorancës, ka ardhur për shkak të elektoratit gri që nuk është e bindur për të dalë në votime. Është një fitore që vjen në një kohë të shkurtër që pas zgjedhjeve parlamentare. Ishte një barometër dhe tregues që PS është në drejtimin e duhur për të përmbushur ato objektiva që ka marrë në zgjedhjet parlamentare. Nuk kishim ndonjë pritshmëri absolute që është Shkodra, si bastion i të djthatës do kalonte në ngjyrat e PS. Është një zonë që historikisht ka votuar djathtas.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re