Kjo është qendra e qytetit të Shkodrës. Nga ora 16 deri në orën 18:00. Është e lejuar dalja e qytetarëve në rrugë. Ndërkohë në këto momente nuk shohim vetëm qytetare të cilët kanë tejmbushur trotuaret e qëndrës së qytetit të shkodreës por edhe automjetet të ndryshme me apo pa autorizim lëvizin lirshëm, nëpër qytetet.

E ndërkohë që rreziku nga COVID-19 është fare prezent shqetësimet e autoriteve dhe të mjekëve specialist për qytetarët shkodranë nuk vlejnë.

Këshillat e vazhdueshme të autoriteteve shëndetësore, si dhe rritja e numrit të të infektuarve nga dita në ditë, duket se nuk po i ndërgjegjëson shkodranët që të mos dalin nga shtëpia kur nuk e kanë të nevojshme.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=sglDs7Br3oQ?feature=oembed&w=1200&h=675]

Edhe këtë të premte ato kanë zgjedhur të bëjnë shëtitjen e zakonshme të pasdites në pedonalen e “Molos”. Daljen gjatë dy orëve të lejuara ata e justifikojnë me nevojën për të marrë ajër të pastër.

“Mirë nuk është, por duhet me dalë 5 minuta. Mundohemi ti respektojmë distancat”, u shpreh një qytetar.

“Kot për qef po dal, u mërzita gjithë ditën në shtëpi”, tha një tjetër qytetar.

Në mesin e të pabindurve ka edhe fëmijë, të cilët duket se nuk kanë informacionin e duhur për rerzikun që sjell covid-19.

“Pse me pas frikë, përderisa nuk ka ardhur asnjëherë në Shkodër”, ishte komenti i një të riu.

Situata në këtë zonë ka ndryshuar vetëm pas ndërhyrjen së policisë.

Forcat e policisë, të ushtrisë dhe Policisë Bashkiake kanë bllokuar ecjen e qytetareve, në pedonalen e “Molos”.

Prej ditësh, shëtitjet në pedonalen e “Molos” mbeten një problem i cili ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Në një lidhje telefonike për “ABC News” kryetarja e bashkisë së Shkodrës në detyrë, Voltana Ademi u shpreh se Bashkia ka angazhuar Policinë Bashkiake që kjo të mos përsëritet më. Por sipas kësaj kjo situatë kërkon edhe angazhimin e gjithësecilit. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re