Skip to content

Shkoi në Gjirokastër për të takuar shokët, 23-vjeçari gjendet i pajetë në ambientet e Mitropolisë

Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e kishës së Mitropolisë në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta. 

Mësohet se i ndjeri nga Myzeqeja, ishte jetim dhe ishte rritur në Qendrën e Kujdesit në Shën Vlash, Durrës.

Ai ishte student i Fakultetit të Teologjisë në Akademinë “Logos” në Durrës dhe kishte ardhur në Gjirokastër për një vizitë në vendin ku kishte përfunduar shkollën e mesme për tu takuar me shokët e tij.

Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa trupi i të riut është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

“”