Një 18-vjeçar i cili kishte shkuar në malin e Korabit për të mbledhur bimë, është zhdukur.

Bëhet e ditur se ka humbur shtetasi Ardian Pali, dhe nuk ka gjurmë nga ai që nga dita e martë.

Gjithashtu mësohet se 18-vjeçari ishte i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët janë kthyer në shtëpi.

Sipas “News24”, dy personat janë shprehur se u ndanë nga ai si pasojë e një stuhie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re