Një nënë nga Britania ka vdekur në spital teksa po kryente një ndërhyrje plastike për rritjen e të pasmeve në një klinikë gjysmë-ilegale në Brazil. 46 vjeçarja Ronilza Johnson, rezidente në Britani, ndërroi jetë në spitalin e qytetin brazilian Anapolis natën e 1 majit.

Ajo ishte shtruar aty më 31 mars, pas komplikacioneve të operacionit të zmadhimit të të pasmeve në një klinikë klandestine në të njëjtin qytet një javë më parë.

Kirurgu që kreu procedurën e dështuar është emëruar nga autoritetet si Lucas Santana dhe policia thotë se do të ngrejë akuzat për praktikim të paautorizuar të profesionit të mjekut dhe keqinterpretime profesionale.

Ronilza jetonte në Angli dhe po vizitonte babanë e saj Brazil siç bënte çdo vit. Ajo kishte vendosur të kryente procedurën pas rekomandimit të disa miqve. Santana kishte injektuar në të pasmet e Ronilza-s polimetril metakrilat, i njohur ndryshe si PMMA. Procedura nuk është e ndaluar, por as e rekomanduar nga shoqëria braziliane e mjekëve.

Përbërësi kimik shkaktoi infeksione serioze në trupin e Ronilza, që sollën kalbje të mishit dhe plagë të hapura. Kur u dërgua në spital një javë pas procedurës, ajo raportoi emrin e të dyshuarit në polici.

Ronilza pagoi $1500 (9,000 real brazilianë) për ndërhyrjen në të pasme dhe në hundë, për të cilat policia thotë se janë kryer në mënyrë ilegale.

I dyshuari i dytë i përmendur prej tyre është Thierry Cardoso, student mjekësor në Bolivi.

Policia ka bërë kontrolle në shtëpinë dhe klinikat e të dyshuarve, ndërsa thotë se hetimet vazhdojnë.

Ronilza Johnson la pas një vajzë të quajtur Amberly Johnson, raporton Daily Mail.

loading…

/faxweb