Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka zbuluar arsyen se pse ka shkuar ditën e sotme (12 janar) në ambientet e SPAK, me automjetin në emër të personazhit kyç në hetimet e SPAK për pastrimin e parave, Ermal Kurtulajt.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Beqaj është shprehur se nuk di t’i jap makinës dhe sipas tij ndaj ka zgjedhur të vijë me makinën e të tjerëve.

“E kam thënë prej kohësh ka një arsye pse vij me automjetin e të tjerëve, nuk di ti jap makinës, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi”, tha Beqaj.

Kujtojmë se ditën e sotme, Ilir Beqaj ka shkuar sërish në SPAK dhe ka marrë një tjetër gjobë në makinën që udhëtonte.

Kjo makinë rezulton në emrin e Kurtulajt, i cili po hetohet nga SPAK për lidhjet me Ilir Beqajn dhe pastrimin e parave nëpërmjet faturave fiktive.

Ilir Beqaj mësohet se ka pasur njohje me Ermal Kurtulajn, koordinator i një projekti me fondet e BE-së dhe ka qenë një gjobë makinë që ka “fundosur” ish ministrin e Shëndetësisë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re