Një 33-vjeçare shqiptare në Heraklion të Greqisë është zhdukur pa asnjë gjurmë prej 17 janarit.

Gruaja u zhduk në rrethana shumë të çuditshme pasi deklaroi se do të shkonte në spital për të kontrolluar një plagë në këmbë që kishte nevojë për ndërrim garze.

33-vjeçarja është zhdukur që atëherë, pavarësisht se dyshohet se kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar dhe tha se do të kthehej atë mbrëmje. Por një gjë të tillë nuk e ka bërë deri dje më 23 janar dhe më pas babai ka denoncuar të bijën e zhdukur.

Pas telefonatës së fundit celulari i saj mbetet i fikur. Sipas mediave greke ajo quhet Emmanuela B., por ka një kartë identiteti greke. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re