Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Bëhet fjalë për mjekun kuksian Shaqir Shehu, i cili shkoi në Turqi për t’u kuruar prej disa javësh.

68-vjeçari ka punuar prej shumë vitesh në Spitalin e Kukësit. Ai ka ushtruar edhe detyrën e Prefektit të Qarkut të Kukësit në periudhën 2002-2005.

Në vitin 2019, Shehu u dekorua nga presidenti Hashim Thaçi për kontributin e tij në ndihmë të të plagosurve në luftën e Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re