Një 77-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin Buna.

Dyshohet se 77-vjeçari P.Gj nga fshati Dajç kishte shkuar në lumë për të hedhur mbeturinat, ku aksidentalisht ka rënë në lumë dhe ka humbur jetën

Njoftimin:

Rreth orës 15:30, në bregun e lumit Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Dajç, i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re