Një 78-vjeçar në Fier ka humbur gjurmët.
Kanë qenë familjarët e tij, ata që kanë bërë denoncimin në polici, duke deklaruar se i moshuari kishte dalë para dy ditësh për peshkim.
Dyshimet paraprake të policisë janë se i moshuari mund të jetë mbytur në plazhin e Semanit.
Fier/Informacion paraprak
Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.