Trupi i pajetë i Edison Oruqit, i cili rezultonte i zhdukur prej 5 ditësh, është gjetur në lumin e Shalës, në Koman. 

Familjaret e tij kanë kryer kontrolle përgjatë lumit të Shalës paraditen e sotme dhe kanë gjetur trupin e pajetë të babait të 3 fëmijëve.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga lumi për shkak se e kanë të pamundur per shkak të rrjedhes se ujit.

Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze paraditen e se shtunës. Ai kishte shkuar për të punuar në një bujtinë, por humbi gjurmët.

Dyshohet se personi që e kishte punësuar Edison Oruqin, pas pune e kishte lënë në një gadishull të vogel me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re