Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kazmë ku një e re ka goditur me mjet prerës një polic i cili kishte shkuar në shtëpinë e saj për t’i shoqëruar në komisariat të atin.

 

Policia bën me dije se është vënë në pranga   22-vjeçarja Sh. Gj.  për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

 

Ndihmës specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për ti komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, dhe gjatë komunikimit me shtetasin A. Gj., vajza e tij, shtetasja Sh. Gj., ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re