Kandidatja e PD në listë të hapur në Qarkun e Durrësit, Jola Hysaj, u shpreh se gjatë kësaj kohë për fushatën elektorale, shkon derë më derë duke i takuar personalisht qytetarët.

E ftuar në emisionin Log. në News24, të moderuar nga Endri Xhafo, Hysaj pohoi se kërkon të jetë sa më reale në takimet që bën, duke i shpjeguar nga afër programin.

Ajo është shprehur se kjo ka qenë nja nga fushatat e saj më të vështira, ndërsa shton se qytetarëve nuk u premton mrekulli, por atë që thotë mundohet ta mbajë deri në fund.

“Me paketën e emergjencën prezantohem më shumë. Të jemi realistë, nuk premtoj mrekulli. Por atë që premtoj, i shkoj deri në fund”, theksoi ajo.

Jola Hysaj: Mamaja ime është gocë Shijaku. Për mua është një nga fushatat më të vështira, pasi kam 20 vite që jam pjesë. Është një mënyrë pune që jam mësuar. Kam dhënë mësim gati 12 vite në Universitetin e Durrësit, por më larguan se u bëra me studentët. Realiteti dhe propaganda nuk shkojnë bashkë.

Aktualisht njerëzit flasin për programin, madje edhe nga socialistë. Kam zgjedhur të shkoj derë më derë, vetëm me makinën time dhe me kushërirën. Kam zgjedhur të jem një nga këta njerëz. Empatia që unë kam zgjedhur, të jem sa më reale. Njerëzit janë disi të habitur kur unë u shkoj te dera e shtëpisë, pasi ndoshta të tjerët nuk e bëjnë.

Me paketën e emergjencën prezantohem më shumë. Të jemi realistë, nuk premtoj mrekulli. Por atë që premtoj, i shkoj deri në fund.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko