Fatma Naçi e Meri Bejleri janë nisur drejt shtëpisë ku jetojnë me qira familja Lluka, historia e të cilëve mbushi në lot shqiptarët. Para se të mbërrijnë atje për të takuar Alteon e vogël, Mariglenin 12 vjeçar e Sheidin, Fatma rrëfen se nuk e di nëse do të mundet të gjejë dot fjalë ngushëllimi për këta fëmijë, që u përballën me një sprovë kaq të madhe.

“Shkojmë t’i vizitojmë më në fund fëmijët. E kam shumë të pamundur, nuk e di ku do t’i gjej fjalët ngushëlluese për ta”-thotë Fatma.

“Shumë rast i vështirë ka qenë, besoj kush e ka parë s’ka mundur të mbajë lotët.”-thotë Meri.

Në hyrje të shtëpisë i pret Sheidi, i cili si kurdoherë kujdeset për dy vëllezërit e vegjël, Alteon e Mariglenin.

Sheidi i shpjegon se dikur ai punonte për të sjellë të ardhura në shtëpi, por tanimë me tragjedinë që ndodhi me nënën, Valbonën, ai i qëndron në krah vëllezërve të vegjël.

Sheidi: Qëkur ndodhi aksidenti, unë u detyrova ta lë punën. Më takon t’i marr vëllezërit, më pas bëj drekën e pastaj shkoj në shkollë rreth orës 12 e vij pasdite.

Fatma flet me Mariglenin dhe e pyet sesi e kalojnë ditën në shtëpi.

Marigleni: Ne qëndrojmë me vëllain

Fatma: Çfarë bën ti kur mërzitesh në shtëpi?

Marigleni: Shkoj tek mami në spital. E thërras, i them mam zgjohu por ajo nuk zgjohet…

Fatma përlotet…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re