110 vjet më parë në Progër është mësuar e shkruar shqip. Kjo ka qene shkolla e pare e çelur në të gjithë rrethin e Devollit. Tefta Ikonomi është një prej mësueseve me te vjetra te kësaj shkolle, sot pensioniste.
 
Ajo tregon se ne vitin 1965 kur ka filluar punë, shkolla e Progrit ka pasur me shume se 400 nxënës. Tani numri i tyre është shume herë me i vogël. Kjo edhe për atë sepse banoret janë larguar, një pjese e mire e tyre ne emigracion.
 
Ne këtë vend sipas kryetarit te shoqatës Devolli, Guri Seferi ka qene godina ku djem e vajza te fshatit, por jo vetëm kane mësuar shkronjat shqipe. Kjo fale edhe kontributit te patrioteve te zonës, ne mënyrë të veçante te mësuesit Nikollaq Progri.
 
Progri ndodhet vetëm 25 km larg qytetit te Korçës, me ndërtime që ruajnë edhe sot traditën e ndërtimit me gurë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re