Kurset dhe islame të
planifikuara për t’u mësuar në një shkollë në rajonin e Emilia-Romagna të
Italisë veriore u pezulluan pas reagimit të partive anti-emigrantë dhe ato të
qendrës së djathtë, njoftuan të shtunën mediat lokale.

Deputeti rajonal i
Emilia-Romagna-s i partisë në pushtet anti-imigracion, Stefano Bargi dhe një
deputet nga partia, Guglielmo Golinelli kundërshtuan kurset duke pretenduar se janë
kundër “standardeve të mësimit perëndimor” të tyre.

“Në shkollat tona mësohet gjuha italiane dhe kultura
perëndimore. Ne jemi absolutisht kundër përdorimit të një klase në shkollat publike
nga një fondacion islam për mësime fetare”, tha Golinelli, cituar nga BBC.

Nisma filloi nga Shoqata
Kulturore Islame me emrin “La Pace”(Paqe), pasi mori miratimin nga
administrata e shkollës në qytetin San Felice Sul Panaro. Mësimet u planifikuan
t’u mësoheshin fëmijëve kryesisht nga familjet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës
së Veriut, por ato do të ishin gjithashtu të hapura për fëmijët italianë. Është
planifikuar që rreth 200 nxënës të moshës 6 dhe 14 vjeç të ndiqnin mësimet, të
cilat do të jepeshin nga mësues vullnetarë.

Në një deklaratë të
përbashkët, partitë e qendrës së djathtë në rajon thanë se mësimi i Kushtetutës
italiane për fëmijët emigrantë do të ishte më i dobishëm në aspektin e
integrimit sesa mësimet fetare.

Një politikan tjetër nga
partia e qendrës së djathtë Forza Italia, Enrico Aimi, pretendoi se
“shkolla po shndërrohet në një xhami”.

Duke iu përgjigjur reagimeve,
organizatorët e kursit thanë se synojnë t’u mësojnë fëmijëve se sa paqësore
është feja, në vend që ata të mësojnë kulturën arabe dhe Islamin nga interneti
përmes burimeve të gabuara.

Nga ana tjetër, komuna e
qarkut tha në një deklaratë të premten se kurse të ngjashme u mësuan në të
kaluarën, por nuk morën një reagim të tillë, duke pretenduar se reagimi është
propagandë përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në muajt e ardhshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re