Do mjaftonte kjo video e shpërndarë nga Zyra Arsimore Vendore, Ura Vajgurore e Qarkut Berat, për të shqetësuar jo vetëm zyrtarët por edhe prindërit. Prindërit, përpos vështirësive që kanë në këtë kohë epidemie, për tu siguruar fëmijëve dijen në kushtet e karantinës, duhet të kontrollojnë edhe punën e mësuesve në devotshmërinë e tyre në mësimdhënie e mësimnxënie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Zyra Arsimore Vendore e kësaj qyteze, për të promovuar se sa efikas është mësimi online në këto kushte, ka postuar projektet e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare. Projekti i lënë detyrë për nxënësit ka qenë: “5 Maji” Dita e Dëshmorëve të Kombit. Në projektin e nxënëses shfaqet një material ku shihet imazhi i Enver Hoxhës mes imazheve të tjera të vendosura në projekt si pjesë ilustrimi. Me dashje apo pa dashje, zyrës vendore i ka shpëtuar ky detaj.

Shqetësues mbetet fakti i cilësisë së informacionit që u jepet nxënësve, sa i filtruar dhe se sa i saktë është ai, qoftë edhe me një foto ilustrimi.

Burimi: abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re