Shtatë raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar pozitivë ditën e sotme në Elbasan.

“Abc News” raporton se mes të prekurve është edhe një nxënës në vit të parë në gjimnaz si dhe një shitës librash.

Ndërsa të prekurit e tjerë janë zbuluar në radhët e institucioneve, mes tyre një punonjës i teatrit Skampa, një dentist, një punonjëse e drejtorisë së fondit të rimbursimit të ilaçeve si dhe një inspektor i zyrës së Mjedisit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re