Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, është shprehur se për herë të parë në vendin tonë ka nisur Shkolla Verore.
Rama u shpreh se programi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po pilotohet në 10 shkolla në 3 Bashki të vendit, Tiranë, Kamëz dhe Durrës.
Kryeministri shprehet se ky model i ri synon të sjellë më shumë mundësi zhvillimi për fëmijët përmes lojës, sportit dhe argëtimit.
Gjithashtu theksoi kreu i qeverisë programi do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë mbi 1000 nxënës nga klasa I-V në 10 shkolla.
“🏫☀️👩🎨⛹️♀️Për herë të parë, 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës nisën sot Shkollën Verore, një model i ri, që synon të sjellë më shumë mundësi zhvillimi për fëmijët përmes lojës, sportit dhe argëtimit❤️
📚🤼♀️🎨⛹️♂️🎶Ky program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që po pilotohet në 3 bashki, do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë mbi 1000 nxënës nga klasa I-V në 10 shkolla🤝🇦🇱”, shkroi Rama.