Shkollat do të hapen më datë 18 maj dhe deri më 5 qershor, por vetëm për maturantët e klasave të 12-ta.

Lajmin e dha vetë ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një konference për mediat.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë të ditur se shkolla do të hapet vetëm për gjimnazet dhe kryesisht për maturantët, për një periudhë 3 javore.

‘Shkolla do të hapet për një periudhë 3-javore, nga data 18 maj deri më 5 qershor, vetëm për klasat e 12-ta

Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit.

Provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë.

Elementi i tretë është që provim i maturës për maturantë kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18- maj -5 qershor, ku do të punohet për mësimet që nuk mundet të zhvillohen online.

Klasa e 1-11 deri në fund të majit dhe mësimi online për to do të mbyllet dy javë më herët.’

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për shkollat

1. Nga data 18 maj deri në 5 qershor hapen shkollat për maturantët me rregullat e distancimit
2. Nga data 8 deri në 18 qershor provimet e maturës
3. Te provimet e maturës nuk do të përfshihen temat e zhvilluara në kushte shtëpie
4. Provimet e klasës së 5-të dhe të 9-të do të anulohen
5. Mësimi për klasat, nga e para deri te e 11-ta vazhdon deri në 29 maj nga shtëpia
6. Dy javët e para të qershorit mësuesit do të nxjerrin notat
7. Kush do të përsërisë vitin shkollor të lajmërojnë
8. Në shtator do të përsëriten të gjitha temat që janë zhvilluar online

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re