Shkollat e zonës së Devollit vizitojnë Medresenë e Tiranë
Nxënës nga disa shkolla të zonës së Devollit, shoqëruar nga stafi pedagogjik dhe drejtorët vizituan Medresenë e Tiranës.
Kjo vizitë erdhi në kuadër të shkëmbimit të eksperiencavë në mësimdhënie, aktivitete dhe programe.
Nxënësit nga Devolli vizituan ambientet e shkollës, laboratoret e fizikës, kimisë, biologjisë, klasat dhe ambientet sportive.
Më pas nxënësit e Medresesë së Tiranës përgaditën një program artistik.
Drejtori i Medresesë, z. Ali Zaimi I falënderoi për vizitën dhe shprehu gadishmërinë e shkëmbimit të eksperiencave mes shkollave.
Drejtorët e shkollave nga Devolli vlerësuan mësimëdhënien, kushtet bashkëkohore të laboratoreve dhe aktivizimin e nxënësve në programe artistike.
