Ditet e hënë nxënësit e arsimit 9 vjecar dhe të mesëm rifillojnë mësimin në qytetin e Durrësit dhe fshatrat e tij.

Këtë të shtunë grupe pune nga ministria e arsimit dhe zyra vendore arsimore inspektuan të gjitha shkollat për të garantuar siguri për nxënësit. 6 grupe do të jenë në terren, të përbërë nga drejtorët e shkollave dhe inxhinierë të ministrisë së arsimit.

 

Përmes një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit Besa Shahini falënderoi mësuesit për kontributin e dhënë në lidhje me fillimin e mësimit në Lezhë, Durrës dhe Tiranë.

 

BESA SHAHINI

 

MINISTRE E ARSIMIT

 

“Sot jemi në Durrës duke u munduar të zhvendosim edhe nxënësit nga shkolla që nuk do të hapen, tek shkollat pritëse. Unë besoj fuqishëm që me gjithë kontributin tuaj, me punën që kanë bërë drejtorët e shkollave dhe me përpjekjet tona, ne do të jemi plotësisht gati që me 9 dhjetor t’i kthehemi sado pak normalitetit dhe të mirëpresim nxënësit në bankat shkollore. Faleminderit edhe një herë, dhe ju mirëpres të hënën.

 

 

Nga verifikimet e deri tashme është vendosur që shkolla 9 vjecare Neim Babameto të shembet për tu ndërtuar nga e para. Nxënësit e kësaj shkolle do ta zhvillojnë mësimin pasdite tek Leonik Tomeo.

 

Gjithashtu edhe nxënësit e shkollës 9 vjecare Qemal Mici do ta zhvillojnë mësimin pasdite tek Marie Kaçulini, pasi shkolla e tyre ka nevojë për riparim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re