Në shkollat ​​e kryeqytetit të Finlandës, Helsinki, është ndaluar tradita e deritanishme e tregimeve të Krishtlindjeve, të cilat përfshinin edhe jo të krishterët.

Udhëheqësit e shkollave kanë thënë se po ndryshojnë zakonet e Krishtlindjeve për t’u përshtatur me rrethanat e reja, duke shtuar se shkollat ​​në Helsinki po ndiqen nga një numër gjithnjë e më i madh nxënësish që nuk janë të besimit të krishterë.

Sipas gazetës së përditshme Helsingin Sanomat, në një shkollë fillore në periferi të Itakeskus u ndaluahimni fetar “engjëll nga qielli”, e për shkak se siç thanë drejtuesir në këtë institucion arsimor, shumica e nxënësve të tyre nuk janë të fesë së krishterë.

Gjithashtu është larguar nga çerdhet pema e Krishtlindjeve. Ndërsa në shkolla ​​po ashtu janë braktisur grazhdet e sajuara tradicionalisht për prindërit e nxënësve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re