Ky vit shkollor shënoi një tregues të ri në numrin e nxënësve të regjistruar në të gjitha shkollat e vendit. Sipas Institutit të Statistikave, në arsimin parauniversitar janë ulur në bankat e shkollës 450 mijë nxënës, rreth 4 mijë më pak se një vit më parë. Ndërkohë, krahasuar me vitin 1991 ka një përgjysmim të klasave, pasi në këtë periudhë kishte rreth 700 mijë nxënës.

 

 

Për eksperten e arsimit Valbona Nathanaili kjo situatë vjen për shkak të cilësisë së ulët në mësimdhënie dhe emigracionit të lartë.

 

VALBONA NATHANALILI

EKSPERTE ARSIMI

 

Shqetësimi kryesor në arsimin parauniversitar duhet të jetë cilësia në arsim publik. Për rrjedhojë zbrazjen e shkollave e shoh në dy dimensione: aspekti i parë është dëshira e vazhdueshme për të ikur jashtë, arsyeja e dytë është cilësia që ofrohet në shkolla publike që mesa duket lë për të dëshiruar.

 

Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi, thotë se reduktimi i numrit të nxënësve vjen nga migrimi i brendshëm që ka ulur numrin e tyre në qarqe, duke i fokusuar kryesisht në kryeqytet. Kjo sipas tij cënon cilësinë e të nxënit.

 

 

NDRIÇIM MEHMETI

EKSPERTE ARSIMI

 

Ndodh një migrim I brendshëm. Janë bërë të pajetueshme qytete të mrekulleshme Saranda, Pogradeci, psh Saranda, pse duhet të ikin nga aty njerëzit? Një vend me diell, bujqësor dhe që I ka të gjithë. Ata ikin dhe vijnë në Tiranë. Cilësia e arsimit ka rënë ç’është e vërteta, nuk ka më nxënës që të kenë interes për arsimin professional dhe jemi duke kërkuar profesione që po na humbasin dalëngadalë.

 

E ardhmja e arsimit sipas ekpertëve nuk duket premtuese.

 

 

VALBONA NATHANALILI

EKSPERTE ARSIMI

 

“Patjetër që arsimi publik jo vetëm do të vazhdojë të pakësohet në numër, por edhe do vijë një ditë që ndoshta do na duhet t’i mbyllim të gjitha shkollat e arsimit publik dhe na rroftë që kemi ndërtuar shkolla të reja.”

 

 

NDRIÇIM MEHMETI

EKSPERTE ARSIMI

“Pra, ne po na braktiset vendi dhe nuk është e vërtetë që ska lindshmëri, është dhe kjo, po ka braktisje dhe politika të mbrapshta të arsimit.”

 

Referuar INSTAT, rënia më e ndjeshme është në shkollat e mesme. Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Arsimit, për vitin shkollor 2022-2023 janë regjistruar në klasën e 10-të rreth 28 mijë nxënës, ndërkohë që vjet ky numër ishte rreth 31 mijë, duke shënuar një ulje me afro 9%.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re