Ministrja e Arsimit, Evis Kushi vlerësoi nismën e shkollës qendër komunitare. Përmes një postimi në “Facebook”, ajo tha se ky është një model i suksesshëm, që ka ndihmuar në aktivizimin e të rinjve.

 

“Që prej vitit 2013, kur u ndërmor nisma e shkollës qendër komunitare (SHQK), modeli i saj ka sjellë vetëm dobi ndaj komunitetit duke krijuar hapësira shumë të shëndetshme për vullnetarizmin dhe aktivizimin e të rinjve. Sot kemi 270 shkolla qendra komunitare në vend ku fuqizohet në mënyrë të vazhdueshme partneriteti ‘shkollë-familje-komunitet’ dhe kontribuohet drejtpërdrejt në zhvillimin e potencialit të nxënësve tanë”, u shpreh ministrja Evis Kushi.

 

Përmes kësaj nisme synohet shndërrimi i shkollës në një mjedis që i shërben komunitetit.