Rritet ndjeshëm numri i viktimave në Turqi.

 

Më shumë se 5100 persona kanë humbur jetën, ndëra qindra të tjerë vijojnë të jenë nën rrënoja.

 

Ekipet e kërkim-shpëtimit të ndihmuar edhe nga vendet e tjera të botës, vijojnë gërmimet për të bërë të mundur nxjerrjen e personave të tjerë, me shpresën e madhe që të jenë të gjallë.

 

Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban.

 

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë Gaziantep. Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

 

Të paktën 120 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore. Tre nga  pasgoditjet ishin me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re