Ministria e Shëndetësise konfirmoi rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus në Shqiperi.
Në një dalje për mediat, mesditën e kësaj të martë, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se tashmë numri I të prekurve në vendin tonë ka shkuar në 10.
Lajmi u konfirmua nga zv.Ministrja Mira Rakacolli.
Rastet e reja në raport me informacionet e fundit të dhëna të hënën në mbrëmje vonë, janë katër.
Nga këto raste të fundit 3 kanë lidhje me 28 vjecarin nga Tirana që kishte ardhur nga Firence ndërsa një tjetër është shtruar në spitalin e Durrësit.
Nëse bëjmë një rezyme, deri tani kemi tre vatra koronavirusi në vendin tonë.
8 persona kanë lidhje me shtetasin P.K. 28 vjec që kishte mbërritur nga Muriqani në 26 shkurt pas disa ditë qëndrimi në Itali.
Rasti tjetër është një 31 vjecar po nga Tirana I cili qëndroi vetëm 1 ditë në Milano, ndërsa rasti tjetër është tashmë në Durrës.
