Nënë Veziko, e moshuara e cila u shtrua në spitalin Infektiv 14 ditë më parë pasi rezultoi pozitive në analizën për Covid-19, ka lënë ambientet e spitalit.

Minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foton e të moshuarës, e cila krah për krah me një nga anëtarët e personelit mjekësor, ka dalë nga spitali për të shkuar në shtëpinë e saj. 80-vjeçarja nga Vlora, tashmë do të kthehet në shtëpi.

“Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi, e #shëruar

#FORCA ekipit të Infektivit,”– shkruan Manastirliu.

Numri total i të shëruarve në Shqipëri, tashmë shkon në 100. Ndërsa numri i të infektuarve shkon në 333. Një 67-vjeçar ka vdekur sot pas 13 ditëve i shtruar në spitalin Infektiv duke e çuar numrin e viktimave në 18 në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re