Skip to content

Shkon në 109 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, përfshirë 28 fëmijë dhe 15 gra

 

Me vrasjen e 6 personave të tjerë rritet në 109 numri i palestinezëve të vrare në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Ushtria izraelite vazhdon të godasë Rripin e Gazës edhe gjatë Fitër Bajramit.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, edhe 6 palestinezë të tjerë janë vrare.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës janë vrare 109 persona, përfshirë 28 fëmijë dhe 15 gra ndërsa janë plagosur 621 të tjerë.

Ushtria izraelite ka njoftuar fillimin e operacionit tokësor në Rripin e Gazës dhe hyrjen e ushtarëve në Gaza.