Ka shkuar në 110 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mediat greke raportojnë se 5 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, mes tyre dhe biznesmeni dhe shkencëtari i shquar Evangelos Spanos, njëherësh edhe themelues dhe president i Bio-mjekësisë.

Ndërkohë, mes viktimave është dhe 63-vjeçar, i cili kishte mbërritur në spitalin e Thriasio, të shtunën në mëngjes. Mësohet se ai vuante nga disa sëmundje.

Duke u kthyer tek rasti i biznesmenit dhe shkencëtarit të shquar, i cili sot humbi betejën me koronën, ai ishte një nga rastet e para të koronavirusit në Greqi dhe u trajtua në Njësinë e Kujdesit Intensiv në Spitalin Sotiria. Bëhet e ditur se biznesmeni vuante dhe nga hipertensioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re