Ka shkuar në 1184 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë, me 20 raste të reja në 24 orët e fundit.

Prej tyre 15 në Tiranë, dy në Krujë, dy në Durrës dhe një në Kamëz. Prej tyre katër raste personel shëndetësor.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re