Skip to content

Lajmi i fundit/ Shkon në 12 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raporton se është rritu në 12, numri i personave të prekur nga koronavirusi.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një konferencë për shtyp, ku tha se janë testuar gjithsej 157 persona të dyshuar me COVID-19.

“Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: 3 prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta.

Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar.

7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETËIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator.

Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim”, tha zv.ministrja Rakacolli.