Numri i të vdekurve nga moti i keq në Emilia Romagna ka shkuar tashmë në 14.

 

Se fundmi trupi i një 84-vjeçari është gjetur në kopshtin e shtëpisë së tij në Faenza, në provincën e Ravenës.

 

Autoritetet italiane kanë frikë se bilanci do të rritet pasi ka ende disa persona që rezultojnë të zhdukur.

 

Ndërkohe të shpërngulurit janë mbi 10 mijë ndërsa dëmet me miliarda euro. Qeveria do të kërkojë aktivizimin e Fondit Evropian të Solidaritetit.

 

Gjatë natës, sipas ANSA, ka pasur sërish shumë përmbytje dhe më shumë evakuime, në provincën e Ravenës.

 

Në disa qytete ka ende shtëpi dhe lagje pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm, ndërsa në Apenine disa fshatra janë të izoluar për shkak të rrëshqitjeve të dheut, veçanërisht në zonën e Forlit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re