Numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 17. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference për mediat.

Ministri u shpreh:

“Në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më sot janë testuar gjithsej 271 mostra të dyshimta me Covid-19, dhe gjithsej 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive.”

Vitia njoftoi gjithashtu se për momentin në Klinikën Infektive ndodhen 10 pacientë që, sipas tij ndodhen në gjendje të qënderueshme, përveç njërit që është i moshuar dhe mjekët po e asistojnë me oksigjen.

Vita shtoi më tej:

“Informatat nga Klinika Infektive e QKUK-së, është se gjendja e te prekurve nga virusi që po trajtohen në këtë klinikë, e që aktualisht janë 10 pacientë, është stabile, me përjashtim të njërit prej pacientëve, më i moshuari nga ta, që kohë pas kohe po asistohet vetëm me oksigjenoterapi, pacientët e tjerë janë duke e marrë një trajtim mjekësor dhe janë në gjendje stabile. Bile, dy nga të hispitalizuarit më parë janë liruar në shtëpi në gjendje stabile, dhe do të qëndrojnë në vetkarantinë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re