Janë 33 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë, në daljen e përditshme mediatike, përditësoi të dhënat.

 

Sipas MSH, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19. Nga këta, tetë janë të shtruar në Spitalin Infektic. Në total, deri tani janë kryer 457 analiza.

 

Ndërkohë, deri tani është shënuar vetëm një viktimë prej COVID-19 në Shqipëri. Bëhet fjalë për të moshuarën 73-vjeçare, e cila ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re