10 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit duke e çuar në total numrin e të prekurve në 33 në të gjithë vendin.  Zëvendës-ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli ka sqaruar se janë kryer 159 testime të reja dhe janë konstatuar 3 raste të reja në kryeqytet, 2 në Durrës, një në Rrogozhinë; ndërkohë që është zbuluar një vatër e re në qytetin e Fierit ku janë konstuar 4 qytetarë të prekur nga koronavirusi.

 

MIRA RAKACOLLI

ZEVENDESMINISTRE E SHENDETESISE

8 prej të cilëve janë të shtruar në Spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina) 25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi.

 

Ministria e Shendetesise ka sqaruar edhe situaten në Durrës, ku një 73-vjeçare humbi jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas ministrisë nga i gjithë personeli mjekesor vetëm një mjek ka rezultuar pozitiv.

 

Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.

 

Ministria e Shendetesise ka dhene edhe nje lajm te mire per 3 pacientet qe u identifikuan te paret me Covid 19.

 

Gjendja shendetesore e 3 pacienteve te pare eshte permiresuar ndjeshem, edhe pacientet e tjere ndodhen ne gjendje te qendrueshme. Fatmiresisht nuk kemi asnje rast qe te kerkoje trajtim intensiv.

 

Ministria ka përseritur apelin për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi e të ndjekin këshillat e mjekëve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re