Skip to content

Shkon në 48 numri i të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

8926e335 2e32 4efe 9313 cfb58e28536d

TIRANË- Të paktën 48 persona kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e incidenteve gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Mes të lënduarve ka efektivë policie, protestues, gazetarë, punonjës sigurie dhe kalimtarë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bazuar në informacionet paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 36 persona për të marrë trajtim mjekësor.

Prej tyre, 12 janë efektivë policie, 14 protestues, 6 gazetarë dhe 4 kalimtarë. Ministria bën me dije se aktualisht janë të shtruar në këtë spital 5 persona: një efektiv policie, 3 protestues dhe një gazetar, të cilët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar, mes tyre 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet.

Sipas Ministrisë, të gjithë personat e paraqitur në QSUT kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.