Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Turqi ka shkuar tashmë në 51.

Lajmin e ka bërë të ditur zv/presidenti i vendit Fuat Oktay ndërsa të plagosurit deri më tani janë 896.

Një total prej 831 pasgoditjesh u regjistruan më tej në rajon. Kurse, Oktay njoftoi po ashtu se të paktën 26 ndërtesa të dëmtuara rëndë kanë nevojë për shembje urgjente.

Zv/presidenti i Turqisë shtoi po ashtu se vijojnë intesivisht operacionet e kërkim-shpëtimit në 26 zona.

Doğanlar, Yağcılar Emrah (dy ndërtesa) Yılmaz Erbek dhe Barış Sitesi (dy ndërtesa) ku vazhdojnë të punojnë me 2,076 personel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re