Prof.Dr Kozeta Sevrani nga fakulteti i Ekonomisë i është bashkuar garës për rektor në Universitetin e Tiranës, duke e çuar në katër numrin e kandidaturave të shpallura deri në momentet që flasim.

Deri më tani në garë për postin e rektorit janë Mynyr Koni, i cili është dhe rektori aktual i UT-aq, Artan Hoxha (Fakulteti i Drejtësisë), Mimoza Hafizi (Shkencat e Natyrës) dhe Kozeta Sevrani (nga Fakulteti Ekonomik).

Sipas Kryetares së KIZ se UT, Majlinda Keta, deri tani janë rreth 70 aplikantë për anëtarë senati dhe 3 kandidatë në garë për rektor Hoxha( nga drejtësia), Hafizi( nga Shkencat e Natyres, fakulteti i Mynyr Konit) dhe Sevrani (nga Ekonomia).

Universiteti i Tiranës po shkon në ditën e zgjedhjeve me një garë të fortë nga pjesëmarrja e pedagogëve dhe studentëve në të.  Keta thekson se “ato dëshmojne besimin tek procesi i votimit dhe menaxhimi i procesit nga KIZ i UT”.

Zgjedhjet për rektor pritet të mbahen më 30 korrik, një garë kjo që është refuzuar nga një pjesë e pedagogëve, të cilët thonë se është e papranueshme që ato të mbahen në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re