Gjatë orëve të fundit në Maqedoninë  e Veriut kanë humbur jetën dy persona të tjerë. Kështu numri i viktimave në vend rritet në 28.

Siç raportojnë mediat vendase, një nga viktimat është nga Kumanova ndërsa e dyta nga Kavadari.

Prej gjithsej 351 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 18 kanë rezultuar pozitive me virusin korona. Kështu, me rastet e fundit numri i të infektuarve në vend shkon në 617.

Sipas qyteteve: shtatë raste të reja janë regjistruar në Shkup, dy në Kumanovë, katër në Prilep, një në Kavadar, një në Krushevë, një në Koçani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re