Pamjet e pazakonta nga një dhomë hoteli, janë bërë virale  në rrjetet sociale.

Norman Cristian ka publikuar pamjet e një  krijese misterioze në Twitter, e cila po qëndronte varur në murin e dhomës së hotelit.

“Jam në Kamboxhia dhe kam hasur në diçka në dhomë. A e di dikush se çfarë është kjo,” ka pyetur ai.

Në rrjetet sociale pamjet e tij kanë qarkulluar në masë të madhe dhe një nga komentuesit i ka sugjeruar të largohet nga dhoma para se t’i ndodhë diçka e keqe.

Por, ka pasur edhe prej atyre që mendonin se bëhet fjalë për një video të rreme apo të edituar.

https://twitter.com/RealhumanSchwab/status/1414977691636232196

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re