Dështon plani i të burgosurit në Drenovë.

 

Shtetasi me inicialet A.H  kishte konsumuar ilaçe me qëllim që të shkonte në ambjentet e urgjencës nga ku kishte palinikuar të vjedhë një bisturi.

 

Burime spitalore bëjnë me dije se i burgosuri pas përmirësimit të gjendjes të tij shëndetësore ka vjedhur pjesë nga pajisjet mjekësore të stafit të urgjencës.

 

Bisturia e vjedhur u gjet gjatë kontrollit në mjedistet e brendshme të burgut të Sigurisë së lartë të Drenovës.

 

Grupi hetimor po heton për shkaqet e ngjarjes dhe qëllimin e marrjes së mjetit prerës.

Grupi i hetimit nga ana tjetër, mësohet të ketë shtrirë hetimin edhe në mjediset e spitalit të Korçës, aty ku ka marrë në pyetje për të njëjtën ngjarje edhe personelin mjekësor që i kanë shërbyer të burgosurit për sa kohë ai ka qenë në terapi.

Shtetasi A.H. u arrestua për vjedhje dhe do të procedohet për futjen e sendeve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re